Lajme

Irani paralajmëron SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi të ri izraelit

10/12/2024 21:49
nga:Sh R

Teherani mësohet se ka paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e Lindjes së Mesme, se do të marrë hak, në rast se Izraeli e sulmon.

Gjithashtu, qeveria e Iranit është angazhuar në përpjekje urgjente diplomatike me vendet në Lindjen e Mesme për të vlerësuar nëse ato mund të zvogëlojnë shkallën e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit të fundit raketor në fillim të këtij muaji.

Nga ana tjetër, SHBA është konsultuar me Izraelin mbi një përgjigje të mundshme të Tel Avivit ndaj sulmit të Iranit të 1 tetorit dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Izraeli të sulmojë vendet bërthamore iraniane ose fushat e naftës.

Aleatët e Gjirit të SHBA-së, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu shqetësimin SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të krijojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin.