Irani ka ekzekutuar disidentin gjermano-iranian Jamshid Sharmahd, pas dënimit të tij për “udhëheqje të operacioneve terroriste”, raportojnë mediat shtetërore.
Sharmahd u dënua me vdekje vitin e kaluar për “korrupsion në tokë”, pasi u akuzua për drejtimin e një grupi promonarkist me bazë në ShBA.
Ai i kishte mohuar akuzat, ndërsa familja e tij pohoi se ai ishte vetëm një zëdhënës.
Ministri i Jashtëm gjerman tha se Berlini e kishte paralajmëruar vazhdimisht Teheranin se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të “kishte pasoja të rënda”.