Ministria e Punëve të Jashtme e Irani ka dënuar sulmet amerikane në Irak dhe Siri duke I quajtur ato “shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial” të të dyja vendeve.
Zëdhënësi i ministrisë, Nasser Kanaani, në një qëndrim ka thënë se sulmet simbolizojnë “një tjetër gabim strategjik dhe aventuresk të ShBA-së që do të rezultojë vetëm me rritje tensionesh me jostabilitetit në rajon”, raporton The Telegraph.
Ai shtoi se sulmet e ShBA-së ishin të projektuara “për të lënë në hije krimin e regjimit sionist në Gaza”. Ai nuk ka shtuar nëse Irani do të ndërmarrë ndonjë veprim si përgjigje ndaj sulmeve.
Përpara sulmeve, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë se Irani nuk do të nisë luftë por që do të përgjigjet ndaj çdo kujt që tenton ta nënçmojë atë.