Lajme

Irani do të mbajë të premten balotazhin e zgjedhjeve presidenciale

06/29/2024 16:43
nga:Y I

Irani do të mbajë një balotazh presidencial për të zëvendësuar presidentin e ndjerë të linjës së ashpër Ebrahim Raisi, tha një zyrtar të shtunën.

Kjo pasi një votim fillestar pa që kandidatët kryesorë të mos siguruan një fitore të plotë, shkruan Euronews.com.

Zgjedhjet e kësaj të premte do të shohin kandidatin reformist Masoud Pezeshkian të përballet me ish-negociatorin bërthamor të linjës së ashpër Saeed Jalili.

Rezultatet u njoftuan gjatë një konference për shtyp, të transmetuar në televizionin shtetëror iranian nga Mohsen Eslami, një zëdhënës i zgjedhjeve.

Pezeshkian zuri kryesimin duke marrë 10.4 milionë nga 24.5 milionë vota të hedhura.

Ndërsa Jalili mori 9.4 milionë, kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf mori 3.3 milionë dhe kleriku shiit Mostafa Pourmohammadi siguroi mbi 206 mijë vota.

Në Iran, ligji thotë se një kandidat duhet të sigurojë mbi 50% të të gjitha votave të hedhura për të fituar. Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, dy kandidatët kryesorë do të kalojnë në balotazh javën e ardhshme.