Lajme

IPKO, Ledri Vula dhe Era Istrefi: Bashkë për një revolucion kreativ në muzikë dhe teknologji

06/02/2025 14:24
nga:Genita C

Në një konferencë për media të zhvilluar sot, IPKO bëri të njohur bashkëpunimin e saj me dy nga artistët më të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Era Istrefi.

Ky partneritet shënon startin e një fushate kreative, e cila ka për qëllim të afrojë artin, muzikën dhe teknologjinë me të rinjtë në Kosovë.

Në ngjarjen e sotme morën pjesë përfaqësues të kompanisë IPKO, menaxheri Faton Shoshi, si dhe artistët vetë, Era dhe Ledri.

Faton Shoshi theksoi se ky bashkëpunim është një nga investimet ndërkombëtare më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Kosovë.

Era dhe Ledri gjatë kësaj konference thanë se janë shumë të priviligjuar që janë imazh i IPKO-s.

Ky partneritet pritet të ofrojë mundësi interesante për klientët e IPKO-s në muajt në vijim.