Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

08/18/2022 19:02
nga:Astrit Gashi

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media zyrtarët policorë dyshohet se janë përfshirë në një incident dje në Vushtrri.

“Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor. Incidenti raportohet të ketë ndodhur dje në një fshat të komunës së Vushtrrisë kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së”, njofton IPK-ja.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, shkruhet tutje në njoftim.