Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e incidentit me armë zjarri ku mbeti i plagosur një i mitur në fshatin Dubravë të Istogut nga ana e një zyrtari policor.
Sipas IPK-së, viktima 16-vjeçar është plagosur në kokë, dhe ka lidhje familjare me policin.
Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës, e pastaj në QKUK në Prishtinë.
Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.
Reagimi i plotë: