Lajme

Ipeshkvi Gjergji uron Pashkët me “Paqja me juve”: Kjo është dhurata më e madhe e festës

03/31/2024 12:17
nga:G B

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” u mbajt mesha për Pashkët. Kësaj meshe i priu ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Ai fjalimin e tij e nisi me “Paqja me juve”. Ipeshkvi Gjergji e nisi kështu pasi siç thotë edhe vet ai, Krishti iu është drejtuar apostujve më këtë përshëndetje, dhe është dhurata e madhe e Pashkëve.

“Paqja me juve. Vëllezër dhe motra, kjo ishte përshëndetja që Krishti ua bënte apostujve pas ringjalljes duke iu dëshiruar paqen, ashtu që kisha gjithmonë i përshëndet besimtarët e vet dhe të gjithë njerëzit që i takon, dhe i uron pasi kjo është dhurata më e madhe e Pashkëve”, tha ipeshkvi Gjergji.

Ndërkaq, mbrëmë ipeshkvi foli edhe për rëndësinë e festës së Pashkëve dhe rolin e Shën Nënë Terezës që shërbeu për të mirën e njerëzimit në mbarë botën.