Sporti

Inzaghi trajneri i tretë më i paguar në Itali

09/06/2023 12:02
nga:Mergim Rreci

Mesditën së martës që sapo lamë pas, tekniku Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën e tij, me “zikaltërit” e Inter, deri më 30 qershorin e vitit 2025, falë performancave “magjike” të sezonit të shkuar, ku arriti finalen e UEFA Champions League, si dhe fitoi Kupen e Superkupën e Italisë.

Falë këtij rinovimi, Inzaghi tashmë është kthyer në trajnerin e tretë më të paguar tani, me pagë 5.5 milionë euro në sezon, teksa më shumë se 47-vjeçari, në Serie A marrin vetëm Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri, me nga 7 milionë euro secili.

Pas tekniku të Inter, vjen ai i rivalëve të Milan, Stefano Pioli, me 4 milion euro pagë në sezon e pas tij Rudi Garcia nga Napoli, me 3 milionë euro e më pas vijnë tekniku i Atalanta, Gian Piero Gasperini e ai i Lazio, Maurizio Sarri, po me 3 milionë euro si Garcia.