Inter mposhti mbrëmë Venezian me rezultat 2-0.
Skuadra e Inzaghit fitoi në udhëtim falë golave të Calhanoglut dhe Lautaro Martinez, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes trajneri i Inter, Inzaghi ka folur për ‘Sky Sport Italia’ ku tha se Inter po tregon karakter të lartë.
“Është një periudhë e mirë e formës, ishte ndeshja jonë e tretë në gjashtë ditë, por ne treguam karakter të madh dhe luajtëm futboll të mirë”, tha Inzaghi për ‘Sky Sport Italia’.
“I vetmi negativ është se ne duhet të kishim shënuar golin e dytë më herët, sepse Venezia është një nga surprizat e sezonit dhe nuk është mirë ta lëmë hapur.
“Ne jemi Interi, duhet ta kishim vrarë ndeshjen më herët, por në rrethanat ne jemi të lumtur”.
/GazetaBlic Sport/


