Juventus dhe Inter kanë ndarë pikët në derbin italian.
Skuadrat kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Edin Dzeko në minutën e 17’të të takimit.
Dzeko realizoi pas topit të kthyer nga goditja e Calhanoglut i cili goditi shtyllën.
Në fund të takimit Juventusi realizoi nga penalltia me anë të Dybalas në minutën e 88’të të takimit.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Interit, Inzaghi, i cili tha se penalltia ishte mënyra e vetme që Juventusi të shënonte gol.
“Ishte mënyra e vetme që ne mund të pranonim gol”, tha fillimisht ai.
“Na vjen keq sepse ne e drejtuam ndeshjen nga fillimi, janë dy pikë të hedhura poshtë të cilat nuk i shijuam në fund. Arbitri është dy metra larg, sheh që gjithçka është në rregull dhe më pas thirret përsëri. Na vjen keq për tifozët tanë, të cilët na shoqëruan për nëntëdhjetë minuta në një ndeshje shumë të mirë”, përfundoi Inzaghi për DAZN.
/GazetaBlic Sport/


