Sporti

Inzaghi pasi fitoi titullin kampion: Tani kritikuesit do heshtin, sepse i kemi lënë shumë të flasin!

04/23/2024 08:16
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka komentuar me eufori suksesin e madh. Për herë të parë si trajner doli kampion i Italisë. Nerazzurrët vulosën Scudetton pas një suksesi 2-1 kundër rivalëve të qytetit Milan. Vetë specialisti tha se ndjenja është e pabesueshme, dhe rrugëtimi i tij te Interi është i mrekullueshëm. Ai supozoi se tani kritikët e tij do të heshtin.

“Ndjenjë e mrekullueshme. Ne bëmë diçka të madhe dhe ka shumë heronj: lojtarët, klubi, presidenti, i cili nuk është këtu tani, por është gjithmonë aty për ekipin. Çdo ditë ne punojmë shumë me ambicien për t’u bërë më të fortë. Që nga sezoni i parë dhe ndeshja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, u pa se kishim potencial dhe që atëherë ne kemi ngritur gjashtë trofe”, tha Inzaghi i kënaqur.

“Udhëtimi im në Inter ka qenë i mrekullueshëm. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Lazios për mundësinë për të filluar karrierën time si trajner. Mbaj mend një sezon që u ndërpre për shkak të koronavirusit. Pastaj ishim në luftë për titullin deri në fund, Lazio donte që unë të qëndroja, por diçka më tha se ishte koha për një ndryshim”, shtoi ai.

“Shumë më këshilluan të mos shkoja në Inter, por ndjeva se duhej të bëja pikërisht këtë. Njohja mjaft njerëz në menaxhim dhe e dija se mund të vazhdonim ciklin e suksesshëm. Në kohë të vështira, i lejuam kritikët të flisnin, por tani do të jenë më të qetë”.

/GazetaBlic Sport