Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, tha se ishte normale që ai dhe lojtarët e tij të kishin një shije të keqe pasi nuk arritën të mposhtin Bolognan (2-2).
“Është normale të kemi një shije të keqe, kemi pasur më shumë se një mundësi për ta bërë 3:2. Është turp që nuk realizuam. Pësuam dy gola identikë, mund të kishim mbrojtur më mirë, por edhe Bologna kishte avantazhet e tyre, respekt i madh për kundërshtarin që patëm përballë”, tha trajneri.
“Duhet të shikojmë veten, kemi arritur 6 fitore radhazi në kampionat, duhet të vazhdojmë duke e ditur se është koha për të bërë pak më shumë. Të gjitha ndeshjet në këtë kampionat janë të vështira, jemi në një moment të vështirë me kalendarin dhe me rotacionet”, vazhdoi Inzaghi.
Interi mbetet në vendin e dytë me tri pikë më pak se Napoli që kryeson, por ka një ndeshje më shumë se “Nerazzurët”.
/GazetaBlic Sport