Sporti

Inzaghi: Nuk u ndiva mirë që u shkarkua Thiago Motta, ai do ta gjejë shpejt një ekip të ri

1 ditë më parë
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka komentuar shkarkimin e kolegut të tij Thiago Motta, i cili u zëvendësua nga Igor Tudor në krye të Juventusit.

“Ai është një koleg i imi të cilin e respektoj. Kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Kjo ka ndodhur, për fat të keq. Nuk më pëlqen, e respektoj si trajner dhe si person. Mendoj se do të gjejë shpejt një ekip të ri sepse është shumë i mirë”, tha Inzaghi në një ceremoni në Romë ku u vlerësua si trajneri më i mirë në Serie A për sezonin e kaluar.

Shkarkimi i Motta-s erdhi pas një sërë rezultatesh jo të kënaqshme, pas të cilave Juve është në vendin e 5-të në renditjen tabelare.

/GazetaBlic Sport