Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka komentuar barazimin dramatik 3-3 kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Ai e ka vlerësuar lartë paraqitjen e skuadrës së tij në duel me Katalanasit.
“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Ishim dy herë në epërsi, pati edhe një gol të anuluar që ende nuk e kuptoj pse. Kemi bërë një paraqitje të jashtëzakonshme kundër ekipit më të mirë në botë”, u shpreh Inzaghi për mediet italiane.
Skuadra finaliste do të përcaktohet pas një javë në ‘Guissepe Meaza’.