Sporti

Inzaghi: Me Lautaron në krye po dominojmë çdo ndeshje, jam i lumtur për këtë ekip

02/06/2023 08:29
nga:E K

Inter fitoi dje derbin e qytetit të Milanit përballë rivalit lokal, AC Milan me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Inter, Inzaghi pati fjalë të mira për ekipin dhe në veçanti për sulmuesin argjentinas.

“Ata ishin të përqëndruar, të vëmendshëm, ne dominuam në çdo moment. Të fitosh dy derbi në 20 ditë është një kënaqësi e madhe, tani le të vazhdojmë përpara me besim, le të provojmë për të kompesuar sa më parë Lukakun dhe Brozovic, të cilët na kanë munguar prej kohësh.

Lautaro? Që nga janari i vitit të kaluar ai luan në nivele të bujshme, botërore, ai ka një performancë të jashtëzakonshme. Ai e meriton, por nuk duhet të harrojmë të tjerët. Është një kënaqësi e madhe të shoh djemtë të bëjnë këto performanca të mrekullueshme.

Ultrasit zikaltër? Nuk kisha dyshime se tifozët tanë do të na jepnin një dorë për të vazhduar përpara, sepse “Curva Nord” është gjithmonë me ne. I gjithë stadiumi ishte një forcë e madhe lëvizëse për ekipin, ata na shoqëruan nga fillimi në fund. Ata janë të mrekullueshëm”, është shprehur Simone Inzaghi.

/GazetaBlic Sport.