Duke folur për Sky Sport, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komentoi humbjen 2-0 në San Siro ndaj Liverpoolit.
Ai tha se ndjehet krenar me futbollistët e tij për paraqitjen që dhanë në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në pjesën e parë me traversën e Calhanoglu dhe goditjen me kokë të Dumfries ishim të pafat. Ishte ndoshta loja jonë më e bukur e sezonit duke marrë parasysh kundërshtarin. Tani le të lëmë mënjanë Champions League është kampionati dhe më pas Kupa e Italisë. Jam shumë krenar me djelmoshat e mi”, përfundoi ai.



