Interi e mbylli në barazim 2-2 duelin ndaj Cagliari, por as Milani nuk fitoi dhe zikaltrit vijojnë të kryesojnë kampionatin me +14 pikë.
Dhe titulli mund të vijë javën e ardhshme në derby, gjithmonë nëse djemtë e Simone Inzaghit thyejnë skuadrën e Piolit.
“E dinim që po luanim ndaj një ekipi që ka ardhur në rritje. Cagliari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ata nuk u dorëzuan kurrë.
I vuajtëm kundërsulmet e tyre. Më vjen keq për tifozët që nuk fituam, por jemi shumë afër realizimit të një objektivi të madh“, theksoi Inzaghi.


