Sporti

Inzaghi: Kemi rigjetur forcën e sulmit, ndaj Romës duhet të luajmë me kujdes

05/05/2023 16:41
nga:E K

Para Euroderbit të Milanos në Champions League, Interi do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u ndeshur ndaj Romës në Olimpico.

Simone Inzaghi ka prezantuar ndeshjen për mikrofonat e “Inter TV”, pak më shumë se 24 orë para ndeshjes së madhe.

Ju vini nga tre fitore radhazi që rregulluan renditjen dhe nesër do të luani për një ndeshje të rëndësishme direkte në një sfidë kyçe për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht që tri ndeshjet e fituara radhazi ishin shumë të rëndësishme, por jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë e ndeshjes së nesërme. Ne përballemi me një ekip me vlerë absolute, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Sulmi është rikthyer me forcë të plotë dhe mbi të gjitha janë rikthyer golat, 9 nga 12 golat e shënuar në tre ndeshjet e fundit janë realizuar nga sulmi. Sa e rëndësishme është të keni rizbuluar këtë vazhdimësi konstruktive?

“Shumë e rëndësishme, por siç thashë më parë ishte një moment. Ne e dimë që sulmuesit ndonjëherë i përjetojnë këto momente, por unë isha mjaft i sigurt, i pashë të gjithë duke punuar çdo ditë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani jam i lumtur që ne i rikthehemi golit me një hap të rregullt.”

Jo vetëm një sulm i rizbuluar, por edhe shumë qëndrueshmëri në mbrojtje. Vetëm një gol i pësuar në katër ndeshjet e fundit mes ligës dhe Kupës së Italisë.

“Është një tjetër fakt i rëndësishëm, por mendoj se është falë të gjithë skuadrës që të gjithë së bashku nuk duan të pësojnë gol. Unë jam i mendimit se kur nuk pëson, është falë të gjithëve dhe jo vetëm mbrojtësit”.