Sporti

Inzaghi: Inter me paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon, jemi veç tetë pikë larg titullit

04/09/2024 10:40
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ishte i kënaqur me fitoren e vështirë 2-1 ndaj Udineses. Ai vlerësoi shpirtin e ekipit deri në momentin e fundit.

Specialisti ka potencuar se Nerazzurrët janë tetë pikë larg Scudettos, përcjell GazetaBlic Sport.

“Së pari dua të përgëzoj Udinese, ata luajtën një lojë të shkëlqyer dhe humbja e tillë sigurisht që nuk është e këndshme për ta”, tha Inzaghi pas ndeshjes.

“Nuk ndodh shpesh që të ngecim prapa, përgjigja e djemve ishte e pabesueshme. Kemi arritur 26 fitore në 31 ndeshje. Performancë e shkëlqyer. Ka harmoni të përsosur në skuadrën tonë, të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin. Na kanë mbetur edhe tetë pikë për titullin”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport