Sporti

Inzaghi: Fitore e mrekullueshme, jemi kthyer në një formë pozitive

05/04/2023 09:53
nga:E K

Inter arriti fitore të thellë dje ndaj Veronës me rezultat 0-6.

Trajneri i Inter, Inzaghi u shpreh i lumtur me fitoren e arritur në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se kjo fitore do ta ndihmojë skuadrën për t’u kthyer në rrugën e duhur.

“Ne po luajmë mirë, jemi në një moment të mirë dhe kemi rigjetur formën e përkryer të disa lojtarëve. Rezultatet po vijnë, jam i lumtur, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Pas 72 orësh do të sfidojmë Romën dhe ne duhet të përgatitemi për një ndeshje të madhe.

Ndaj Veronës ishim të jashtëzakonshëm, kundër një skuadre që kishte humbur vetëm ndaj Fiorentinës në shtëpi në vitin 2023.

Ne kemi detyrim të përfundojmë në top katërshe. Kalendari nuk është shumë i thjeshtë, por grackat janë përtej kalendarit. Të gjithë kemi ndeshje shumë të vështira, por jemi të kënaqur me momentin.

Gjëja kryesore është që kemi filluar të shënojmë. Dzeko dhe Lautaro fantastik, i gjithë ekpi punon në grup, kjo është ajo që adhuroj te kjo skuadër”, është shprehur ndër të tjera Inzaghi.