Pas humbjes ndaj Bolognas të mërkurën e kaluar, Roma e José Mourinhos do të presë Interin të shtunën e ardhshme, në atë që do të jetë ritakimi i trajnerit portugez me skuadrën e vjetër, ku u fitua gjithçka që kishte për të fituar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në analizë të ndeshjes, Simone Inzaghi, trajner i skuadrës së Interit, mezi pret sfidën ndaj trajnerit portugez.
“Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e këtij cikli për ne. Ata kanë vlera të mira dhe ne do të duhet të jemi Interi i vërtetë. Do të jetë kënaqësi të takohem me trajnerin Mourinho. Karriera e tij flet për të, ai është një trajner i madh”, tha Inzaghi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Këto ndeshje kanë gjithmonë një atmosferë të caktuar. Nuk është thjesht një lojë tjetër. Ne do të përballemi me një ekip cilësor, të zemëruar nga disfata e fundit. Do të duhet të bëjmë një lojë të madhe”, tha trajneri i Interit.
/GazetaBlic Sport/


