Sporti

Inzaghi: Do të ndeshemi ndaj më të mirëve, duhet të luajmë si ekip

06/05/2023 16:11
nga:E K

Dita mediatike te Inter përpara finales së Champions League të shtunën në mbrëmje në Stamboll dhe i pari që foli në konferencën për shtyp ishte trajneri Simone Inzaghi.

“Ishte një rrugëtim i gjatë, i cili filloi me shortet e verës që nuk ishim me fat. Folëm me stafin dhe me ekipin, thamë se mund të bënim një rrugëtim të mirë. Tani jemi në finale, ishte një rrugëtim i madh që filloi vitin e kaluar. Dzeko apo Lautaro? Nuk kam vendosur ende. Nuk kam vendosur as në mesfushë e as në mbrojtje, por di të them se tashmë mund të vendos shumë thjeshtë.

Përqindjet? Unë nuk jam shumë i zoti për të dhënë parashikimi, ne e dimë se do të takojmë ekipin më të fortë në botë, i cili ka fituar Premier League pesë herë në gjashtë vitet e fundit. Do të duhet të jemi të kujdesshëm për të luajtur si ekip. Do të përballemi me më të mirët, me një skuadër fantastike dhe një trajner që ka shënuar një epokë. Në futbollin modern ka para dhe pas Guardiolës.

Guardiola dhe City duan tripletën? Ata kanë fituar dy trofe, por edhe ne kemi fituar dy këtë sezon. e dimë se me cilin kundërshtar do të kemi të bëjmë, por edhe ne e meritojmë të bëjmë tripletë.

Atmosfera? Do të gjejmë një stadium me shumë tifozë, do të ketë nga të Cityt dhe të Interit, por edhe tifozë turq që do të ndjekin Calhanoglu dhe Gundogan. Do të jetë një atmosferë e mrekullueshme, do të arrijmë atje të enjten”, është shprehur tekniku zikaltër, Inzaghi.