Sporti

Inzaghi: “Djemtë ishin fantastikë, tani ne duam të luftojmë në të gjitha frontet”

04/19/2022 23:46
nga:L J

Inter deklasoi Milanin me rezultatin e thellë 3-0 dhe arriti në finale të Kupës së Italisë.

Lautaro Martinez dy herë në pjesën e parë dhe Gosens në të dytën shënuan për fitoren e zikaltërve në këtë ballafaqim, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Inzaghi, trajneri i Interit lavdëroi paraqitjen e ekipit të tij.

“Djemtë ishin fantastikë. Ne luajtëm një derbi me taktikë, duke goditur në momentin e duhur. Ne donim këtë derbi që ishte shumë i rëndësishëm sepse vlente për finalen e Kupës së Italisë dhe e merituam në fushë”, tha Inzaghi për Mediaset.

“Jam i kënaqur për këta tifozë të mrekullueshëm. Ne jemi të lumtur që u kemi dhënë atyre këtë kënaqësi. Këta tifozë do të na ndihmojnë edhe të shtunën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport