Shkruan: Drizan Shala
SADAT Inc. International Defense Consultancy (turqisht: Uluslararası Savunma Danışmanlık Şirketi) është një PMC private turke me seli në Stamboll, Turqi. Është firma e parë vendase e konsulencës ushtarake në vend, e themeluar në vitin 2012 nga ish-gjenerali brigade i Forcave të Armatosura Turke (TSK), Adnan Tanrıverdi.
Kompania operon brenda Lindjes së Mesme dhe ofron shërbime të tilla si trajnime ushtarake dhe të brendshme, konsulencë për mbrojtjen dhe prokurim të municioneve.
Misioni dhe qëllimi i SADAT-it mbetet i mbuluar me polemika, duke u përballur me akuza të cilat variojnë nga mbështetja e krijimit të një ushtrie private besnike ndaj Presidentit Tajip Rexhep Erdogan. E cila ka komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës Turke ( MIT ). Pronari i Sadat pranon se ka punuar me agjencinë turke të inteligjencës më 21 mars 2021.
Lidhja e SADAT me Presidentin Erdogan dhe AKP
Pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016, Presidenti Erdoğan emëroi Adnan Tanrıverdi në kabinetin e tij si këshilltar kryesor ushtarak. Marrëdhënia e ngushtë midis Tanrıverdi dhe Erdogan, të cilët u liruan nga zyrat politike dhe ushtarake në fund të viteve 1990 për bindjet e tyre ekstremiste, ka ndezur akuza për sjellje korruptive aty ku shteti s’mund të ndërhy aty është SADAT.
Trajnimi i xhihadistëve islamikë
Sipas burimeve ndërkombëtare potencojnë se SADAT po trajnon në mënyrë aktive elementë islamikë që i përmbahen një ideologjie islamike në Siri dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme. Këto vende përfshijnë Somalinë dhe Katarin, ku Turqia ka krijuar qendra trajnimi ushtarak dhe ka krijuar partneritete bashkëpunuese me qeveritë e vendeve pritëse. Për më tepër, një video e KatariLeaks identifikon qytetin port sudanez të Suakinit si një vend tjetër të mundshëm të përfshirjes së SADAT.
Përfshirja në Luftën Civile të Sirisë
Në vitin 2012, gazeta Aydınlık raportoi se SADAT krijoi disa baza në rajonin e Stambollit dhe Marmarasë dhe trajnoi luftëtarët sirianë. SADAT transportonte sirianë në këto objekte për stërvitje dhe më pas Turqia i përdori ata në Siri. Në vitin 2015, themeluesi i SADAT-it bëri thirrje në një intervistë për krijimin e zonave autonome turkmene dhe arabe sunite përgjatë kufijve turko-sirian. Nëndërsa në vitin 2021, bosi i mafias turke Sedat Peker akuzoi SADAT-in se ishte i përfshirë në dërgesën e armëve për organizatën terroriste xhihadiste Al-Nusra Front në Siri.
Përfshirja në Luftën Civile Libiane
Në maj të vitit 2013, ishte hera e parë që Libia përmendet në faqen e internetit të SADAT-it, kur ajo zhvilloi një vizitë “për të përcaktuar nevojat e Forcave të Armatosura të Reja Libiane dhe për të kërkuar mundësi për shërbime konsulence, trajnimi dhe mjetesh për Libinë”.
Në vitin 2019, Sadat u ka shitur armë milicive besnike të Tripolit duke dërguar, midis korrikut dhe shtatorit, rreth 10,000 tonë armë dhe municione (mjete të blinduara, raketahedhës dhe drone).
E cila është denoncuar kohët e fundit nga partitë opozitare në Turqi, një ankesë u ngrit kundër Konsulencës Ndërkombëtare të Mbrojtjes Sadat për tregti të paligjshme armësh.
Ndërsa Presidenti turk mohon çdo lidhje me Sadatin duke pretenduar se ai nuk kishte “asgjë të bënte” me udhëheqjen e kompanisë, pavarësisht emërimit të themeluesit të Sadat Adnan Tanrıverdi si këshilltar i tij pas një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016.
Një konkurrent i Sadat në Libi, kompania ushtarake private ruse Wagner, fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2014 gjatë luftës së Donbasit në Ukrainë. Në vitin 2020, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara akuzoi SADAT për trajnimin e sirianëve që u dërguan për të mbështetur forcat proturke në Libi.
Sipas raportit nga Komanda e Shteteve të Bashkuara në Afrikë, mercenarët sirianë paguhen dhe mbikëqyren nga trajnerë të SADAT-it, të cilët gjithashtu trajnuan milici të tjera në Libi. Në mars 2021, Kombet e Bashkuara publikuan një raport ku përmendet se SADAT ka shkelur rezolutat e OKB-së në Libi.
Përfshirja në luftën e Nagorno-Karabakut në vitin 2020
SADAT dyshohet se ka qenë përgjegjës për rekrutimin, pajisjen dhe transportimin e mercenarëve sirianë në Azerbajxhan, me qëllim që të luftojnë në luftën e Nagorno-Karabakut të vitit 2020.
Lidhjet me Hamasin
Në vitin 2018, Agjencia e Sigurisë së Izraelit akuzoi SADAT-in për transferimin e fondeve dhe materialeve në Hamas, ku tani sipas zhvillimeve mund të pritet që të kemi SADAT në Gaza ( Tetor 2023 ) për të nxitur një luftë të modelit Wagner në Ukrainë.
Pra PMC – Kontraktoret Privatë ushtarak do të luajn një rol të rëndësishem në luftrat moderne në dekaden e ardhshme në botë!