Privatizimi në Kosovë sjellë mundësi të jashtëzakonshme për investitorët vendas dhe ndërkombëtarë, duke ofruar pasuri të paluajtshme të vendosura në zona të ndryshme strategjike dhe me potencial të lartë zhvillimi.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur valën e shitjes ShAL 70, një proces që përfshin oferta ekskluzive për prona të ndryshme që pritet të tërheqin interes të madh në treg.
Në këtë valë, 27 asete janë në dispozicion për shitje, të shpërndara në rajone si Prishtina dhe Mitrovica.
Në rajonin e Prishtinës, vëmendja është përqendruar te 26 prona bujqësore, të vendosura kryesisht në zonat e njohura për potencialin e tyre zhvillimor. Këto parcela janë ideale për projekte bujqësore, duke i bërë një zgjedhje të mençur për ata që kërkojnë të investojnë në sektorin e agrikulturës. Ndërkaq në rajonin e Mitrovicës ofrohet për shitje një lokal prej rreth 30 m², i vendosur në një zonë strategjike.
Me kërkesë të KK të komunës së Gjakovës aseti numër 1 dhe 2 janë tërhequr nga kjo shitje. Investitorët kanë gjithashtu mundësinë për t’i vizituar asetet nga afër dhe për të marrë informacion të detajuar përmes kanaleve zyrtare të AKP-së.
Përmes kësaj vale, AKP garanton një proces të sigurt dhe transparent. Ofertat për asetet duhet të dorëzohen në datën 27 nëntor 2024, në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Hapja e ofertave, që do të zhvillohet po atë ditë duke filluar nga ora 12:30, në një proces të hapur i cili transmetohet drejtpërdrejt, duke siguruar transparencë maksimale për të gjithë pjesëmarrësit.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo në tel: +383 (0) 38 500 400, ext. 1090 apo ext.2059.