Lajme

Invalidi i luftës në marshin në Prishtinë: Besoj fuqishëm në pafajsinë e ish-krerëve të UÇK-së

04/02/2023 13:57
nga:G B

Mentor Mehmeti ka qenë pjesë e logjistikës së luftës së UÇK-së dhe si pasojë e luftës tashmë është invalid i luftës. Ai po merr pjesë në marshin në Prishtinë, në mesin e shumë qytetarëve që tashmë iu kanë bashkuar gjatë kësaj të diele.

“Ne nuk e kemi pasur frikë luftën e kemi ditë që fitorja ka me ardhë. Pavarësisht plagëve, dëmëve që janë shkaktu ne besojmë në pastërtinë e luftës qe e kemi bo”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa i pyetur nëse mendon që kanë bazë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Mehmeti ka shtuar se beson fuqishëm në pafajsinë e tyre.

“Kemi qenë të bashkuar në luftë, kemi qenë të bashkum në të gjitha sfidat dhe besoj se do të jemi të bashkum edhe për drejtësi”, ka theksuar Mehmeti.