Komuna e Prishtinës ka marrë një vendim, lirimin nga pagesat e shërbimeve të Trafikut Urban për invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Komuna përmes një postimi njofton se ky lirim do të hyjë në fuqi nga 1 tetori i këtij viti.
“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës.”
“Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024”, thuhet në njoftim, raporton GazetaBlic.
Ky vendim i cili do të zbatohet nga data e përcaktuar, është nxjerrë nga kërkesa e Shoqatës e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që synim kanë mbështetjen institucionale për këtë kategori.
Postimi i plotë:
/GazetaBlic/