Komisioni për Avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale, i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, (KPK), nën udhëheqjen e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka zhvilluar intervistimin e kandidatëve për avancim në këtë prokurori.
Në njoftim thuhet se “në këtë proces për avancim në Prokurorinë Speciale kanë aplikuar gjithsej dhjetë prokurorë, ndërsa në fazën e intervistimit kanë marrë pjesë tetë prej tyre, të cilët janë intervistuar në përputhje të plotë me kriteret, procedurat dhe standardet e përcaktuara me rregulloret në fuqi dhe aktet e tjera nënligjor”.
Tutje, theksohet se “në këtë proces për avancim në Prokurorinë Speciale kanë aplikuar gjithsej dhjetë prokurorë, ndërsa në fazën e intervistimit kanë marrë pjesë tetë prej tyre, të cilët janë intervistuar në përputhje të plotë me kriteret, procedurat dhe standardet e përcaktuara me rregulloret në fuqi dhe aktet e tjera nënligjor të KPK-së”, thuhet në njoftim.

