Lajme

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria, Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

09/20/2024 11:26
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet nga Prokuroria Speciale, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai e ka ndërlidhur intervistimin e saj me “mafinë energjetike”, duke thënë se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar tutje Haradinaj në një postim në Facebook.