Sporti

Intervista e tij e fundit, tek Manchester United nuk e duan më Cristiano Ronaldon

11/16/2022 12:04
nga:Mergim Rreci

Tek skuadra e Manchester United nuk e duan më Crisitano Ronaldon.

Lojtarët e Manchester United nuk presin që ai të jetë pjesë e skuadrës kur të rifillojë Premier League, raporton ESPN, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata janë të zhgënjyer me intervistën e fundit të futbollistit, ashtu siç ishin shumë të zhgënjyer edhe drejtuesit e klubit.

Ronaldo pritet të largohet menjëherë në afatin e janarit dhe tashmë raportohet se agjentët e tij kanë filluar bisedimet për skuadrën e tij të re.