Sporti

Intervista e Alexis Mac Allister pas fitores ndaj Man Utd vlerësohet si një lamtumirë për tifozët e Brighton

05/05/2023 12:25
nga:Gazeta Blic

Tifozët mendojnë se Alexis Mac Allister dha një intervistë lamtumire pasi shënoi golin e fitores për Brighton kundër Manchester United.

Mesfushori argjentinas shumë i kërkuar shënoi një penallti në minutat shtesë për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij ndaj Djajve të Kuq me rezultat 1-0.

Mac Allister është lidhur shumë me një largim nga Brighton kohët e fundit, me raporte që pretendojnë se Liverpool dhe Unitedi tashmë ka bërë një qasje të parë ndaj lojtarit.

Fituesi i Kupës së Botës duket se do të largohet nga Brighton pas katër vjetësh dhe 106 paraqitjeve dhe intervista e tij pas ndeshjes vetëm sa e ka rritur këtë besim për shumë njerëz.

Mac Allister shprehu vlerësimin e tij për atë që Brighton ka bërë për të dhe kjo dukej shumë si një lamtumirë.

“Unë e di se çfarë më dha ky klub dhe jam shumë mirënjohës, shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë fillimisht Mac Allister për Sky Sports.

“Unë përpiqem t’ua transmetoj këtë shokëve të mi, lojtarëve të rinj, lojtarëve të Amerikës së Jugut që kemi”.

“Është një ekip fantastik, si një familje. Sa herë që shkoj në fushë më pëlqen shumë”, përfundoi argjentinasi.

Por,ndërsa Brighton ka ende gjashtë ndeshje të mbetura në atë që ka qenë një sezon i mrekullueshëm në Ligën Premier, shumë mendojnë se Mac Allister është në largim e sipër. /Telegrafi/