Fatmir Humolli, veprimtar i çështjes kombëtare, ka thënë në “Pressing” të T7, se intervenimi i NATO’s ishte për ta ndalur luftën, por jo për ta çliruar kombin shqiptar.
Ai ka thënë se UÇK-ja po rritej, teksa Serbia më nuk kishte kondicion për luftë afatgjate.
Në përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO’s, Humolli ka thënë se intervenimi ndikoi mirë, por nuk u bë për motive çlirimi.
“Intervenimi i NATO’s ka qenë për me ndalë luftën në Kosovë, që pastaj me i zgjedh problemet politike. Intervenimi u bë me ndalë luftën, jo me çliru kombin shqiptar”.
“Ushtria serbe nuk ka pasur kondicion për luftë afatgjate, nuk ka supozim”, ka thënë ndër tjerash ai.
“Unë jam i bindur që intervenimi i NATO’s ka qenë në favorin tonë, por jo ekstrem tonë. Ka qenë favorin tonë për me u ndalë lufta, u ndalë lufta. Klasa politike ka mendu që u ndalë lufta, por ka fillu një luftë politike shumë më e ashpër që shpesh klasa jonë politike e ka neglizhu”, ka thënë Humolli.