Sporti

Interit nuk i pëlqen intervista e fundit e Calhanoglu, pritet të dënojë futbollistin!

06/23/2022 11:33
nga:Lorik J

Intervista e Hakan Calhanoglu në mediumin turk Tivibu Spor bëri bujë.

Ai foli për skuadrën e tij, për Ibrahimovicin dhe Milanin, duke thumbuar “Rossonerët” dhe në veçanti sulmuesin suedez, shkruan GazetaBlic Sport.

Calhanoglu në një momenti shkoi më tutje ku fajësoi trajnerin Inzaghi për humbjen e derbit në Serie A ndaj Milanit.

Turku duhet ta kishte lajmëruar Interin për këtë intervistë – por siç duket ai nuk ka bërë një gjë të tillë – andaj kjo nuk i ka pëlqyer aspak “Nerrazzurëve”.

Sipas mediave në Itali, Calhanoglu pritet të dënohet nga Interi për këtë prononcim.

/GazetaBlic Sport