Sporti

Interi zyrtarizon transferimin e Marcus Thuram

07/01/2023 11:50
nga:Mergim Rreci

Interi ka konfirmuar transferimin e sulmuesit francez Marcus Thuram si transferim i lirë.

25-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore me Nerazzurrët në fillim të kësaj jave. Ai raportohet të ketë nënshkruar një kontratë me vlerë 6.5 milionë euro në sezon deri në qershor 2028, përcjell GazetaBlic Sport.

“Marcus Thuram është i shpejtë. Ai ka qenë gjithmonë i shpejtë, për të arritur qëllimet e tij dhe për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e tij”, thuhet në një deklaratë të Interit.