Sporti

Interi zyrtarizon ndarjen me Conten: Do të mbetesh gjithmonë në historinë e klubit

05/26/2021 19:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Inter tashmë ka njoftuar edhe zyrtarisht për largimin e trajnerit Conte.

Klubi nëpërmjet një komunikate ka njoftuar që ndarja erdhi me marrëveshje të përbashkët, përcjell GazetaBlic Sport.

“I gjithë Klubi dëshiron ta falënderojë Antonio për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, duke arritur kulmin në pushtimin e Skudetos së nëntëmbëdhjetë”, shkruhet në njoftim mes tjerash.

Conte fitoi titullin e kampionit dhe e dërgoi njëherë në finale të Europa League këtë skaudër.