Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Serie A.
Interi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Empolit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Neruazzurët” triumfuan me rezultat 0 me 2 në transfertë. D’Ambrosio dhe Dimarco shënuan golat e fitores për skuadrën e Simone Inzaghit.
Në anën tjetër, Roma ka triumfuar me përmbysje ndaj Cagliarit me rezultat 1 me 2. Pavoletti shënoi golin e parë në ndeshje për Cagliarin, por me golat e Ibanez dhe Pellegrinit, Roma arriti fitoren e madhe në këtë takim.
Lazio poashtu mposhti Fiorentinan. Pedro shënoi golin e fitores për skuadrën e Sarrit.
/GazetaBlic Sport/


