Sporti

Interi synon fitoren ndaj Torinos së Vojvodës, formacionet e mundshme

10/05/2024 11:18
nga:Mergim Rreci

Pas fitores fantastike në Ligën e Kampionëve, Interi e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A.

Neruazzurët do të përballen me skuadrën e Torinos, me synime të qarta për pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi kosovar, Mergim Vojvoda nuk pritet të jetë titullar në këtë takim, nëse nuk ndryshon diçka në momentet e fundit.

Ja formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard (Bisseck), Acerbi, Bastoni; Darmian, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Torino (3-5-2): Milinkovic-Savic; Walukiewicz, Coco, Masina; Lazaro, Ricci, Tameze, Ilic, Borna Sosa (Pedersen); Adams, Zapata.

/GazetaBlic Sport/