Sporti

Interi synon dy përforcime me parametra zero

10/17/2023 15:45
nga:Mergim Rreci

Inter ka filluar që tani të mendoj për sezonin e ardhshëm, ku qëllimi është të afroj lojtarë me kosto të ulët.

Zikaltërit kanë në listë dy emra, kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2024 dhe ata ende nuk kanë rinovuar me klubet e tyre përkatëse. Në krye të listës qëndron mesfushori çek Tomas Soucek i cili ka tre vite e gjysmë që po shkëlqen në Premier League me fanellën e West Ham. 28-vjeçari mbetet me parametra zero në fund të sezonit dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër.Edhe pse ka një rol si një mesfushor defensiv, në 10 ndeshje deri më tani ai ka realizuar katër gola.

Emri tjetër në listën e Interit është sulmuesi nigerian, Kelechi Iheanacho. Sulmuesi nigerian e ka nisur mjaft mirë sezonin në Championship me Leicerster, kun ë 13 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë. Zikaltërit kanë kontaktuar agjentët e lojtarit dhe janë të gatshëm që pas janarit të nënshkruajë një parakontratë në mënyrë që ai të transferohet në verën e 2024 me parametra zero.