Interi ka rënë dakord në parim për transferimin e Emiliano Martinez nga Aston Villa, raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio.
Interi është në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë portierin e tanishëm, Yann Sommer, transmeton GazetaBlic Sport.
Martinez është 33 vjeç dhe këtë sezon ai ka mbrojtur në 21 ndeshje, kurse ka fituar çmimin e portierit më të mirë për dy vite rresht.
Portieri argjentinas shquhet ende për pritjet e tij dhe sigurinë që ofron në portë, gjë që do të ishte e mirë se ardhur për skuadrën e Inter.
/GazetaBlic Sport/

