Inter thuhet se ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpool-it, Divock Origi, pasi Gianluca Scamacca është objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri në fund të sezonit, por Origi nuk është në planet e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Nerazzurrët e vlerësojnë sulmuesin e Liverpool-it, por nuk janë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Objektivi kryesor i Interit për qershorin është Gianluca Scamacca i Sassuolos, i cili gjithashtu ishte lidhur me Juventusin.
/GazetaBlic Sport/


