Sipas Gazzetta dello Sport, Interi tashmë ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Manchester City për Alessandro Bastonin, por oferta mund të rritet dhe të krijojë një dilemë të vërtetë.
Nerazzurrët tashmë kanë shitur Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimi te Chelsea dhe PSG respektivisht verën e kaluar në mënyrë që të ndihmojnë në balancimin e rezervave, përcjell GazetaBlic Sport.
Situata e tyre mbetet e vështirë dhe pritet që të paktën një lojtar i madh të sakrifikohet edhe në sezonin e ardhshëm. Ishte menduar të ishte Stefan de Vrij ose Milan Skriniar në mbrojtje, por Bastoni është ai që merr propozimet më të mëdha.
Plani do të ishte mbajtja e 23-vjeçarit italian, kjo është arsyeja pse ata tashmë refuzuan një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Manchester City.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport këmbëngul se Interi nuk do të mund të rezistonte nëse ofertat do të rriteshin shumë.
Nuk është çudi që Pep Guardiola është i interesuar për Bastonin, pasi ky mbrojtës konsiderohet trashëgimtari i Leonardo Bonucci me karakteristika të ngjashme.
/GazetaBlic Sport/


