Një lojtar kyç në titullin e Interit, Romelu Lukaku ngjalli interesin e disa klubeve të futbollit evropian.
Sipas Sky Sport Italia, Chelsea kryeson listën e palëve të interesuara dhe madje ka pasur një propozim të refuzuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Kanali italian zbulon se londinezët kanë vënë në tavolinë një propozim për 100 milionë euro plus të drejtat sportive të mbrojtësit të krahut, Marcos Alonso.
Ofertë që nuk i bindi drejtuesit e Interit dhe Lukakun, i cili planifikon të qëndrojë në San Siro.
Lukaku nënshkroi për Interin në vitin 2019, pas aventurave në Anderlecht, Chelsea, West Bromwich, Everton dhe Manchester United. Në total, ai ka 64 gola në 95 ndeshje për italianët.
/GazetaBlic Sport/


