Sporti

Interi publikon pamjet, kjo pritet të jetë forma e stadiumit të ri

12/19/2023 16:19
nga:Mergim Rreci

Inter ka publikuar dy fotot e para të projektit për stadiumin e tyre të ri prej 70,000 vendesh.

Interi po planifikon të ndërtojë stadiumin e ri në zonën e Rozzano-s dhe sapo ka publikuar dy imazhet e para të një projekti vëllimor nga Populous, transmeton GazetaBlic Sport.

Nerazzurrët duan të ndërtojnë një stadium të ri, modern dhe të qëndrueshëm prej 70,000 vendesh me zona të gjelbra, restorante dhe dyqane.

Jashtë do të ndërtohet një ‘qytet sportiv’ dhe ambiente pritjeje për tifozët dhe për të gjithë njerëzit, me parkun përreth dhe të përdorshme për 365 ditë në vit.

/GazetaBlic Sport/