Tek Interi kanë nisur të mendojnë për lëvizjet e ardhshme në verë, nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu.
Pavarësisht pasigurive fillestare, klubi po planifikon investime të rëndësishme, duke respektuar linjën e pronësisë Oaktree për lojtarë me perspektivë. Një nga objektivat kryesorë mbetet Nico Paz i Comos, i ndjekur prej kohësh nga drejtuesit zikaltër.
Në verë pritet edhe një ndërhyrje në portë, për shkak të moshës së Sommer dhe situatës së Josep Martinez. Në mesfushë, e ardhmja e Calhanoglu mbetet e hapur, ndërsa rikthehen pista si Manu Kone dhe Hjulmand.
Ndryshime priten edhe në repartin e mbrojtjes për të zëvendësuar largimet e mundshme të Acerbi dhe De Vrij. Sulmi, për momentin, konsiderohet i plotë dhe nuk parashikohen lëvizje, përveç ofertave shumë të larta.


