Sporti

Interi prezanton nesër trajnerin e ri

06/02/2021 10:42
nga:Mergim Rreci

Simone Inzaghi pritet të zyrtarizohet të enjten te Interi.

Presidenti Lotito duhej t’i jepte trajnerit të drejtën për të zyrtarizuar lëvizjen e Simone Inzaghi në Inter dhe La Repubblica raporton se të dy më në fund kanë gjetur një zgjidhje ekonomike, përcjell GazetaBlic Sport.

Inzaghi do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Interin dhe njoftimi duhet të mbërrijë të enjten, sipas raportimit.

Ish sulmuesi ka arritur një marrëveshje me vlerë 4 milion € në sezon për dy vitet e ardhshme dhe do të fillojë punën me Beneamata më 1 korrik.

Inzaghi ka kaluar pesë sezonet e fundit në Olimpico dhe 45-vjeçari ka fituar një Coppa Italia dhe dy Supercoppa Italiana gjatë kohës që ishte në Formello.

/GazetaBlic Sport/