Sporti

Interi premton t’ia dedikojë fitoren Josep Martinezit dhe të moshuarit që vdiq në aksident

10/29/2025 18:05
nga:Lorik J

Portieri spanjoll i Interit, Josep Martinez u përfshi në një aksident tragjik të martën.

Pas aksidentit të mëngjesit të së martës pranë qendrës stërvitore Appiano Gentile, në të cilin Josep Martinez përplasi një burrë 81-vjeçar, Interi premtoi se çdo fitore sonte kundër Fiorentinës do t’ia dedikojë burrit të moshuar që vdiq, por edhe portierit spanjoll që nuk mundi ta parandalonte aksidentin.

Josep Martinez deklaroi, dhe dëshmitarët e ngjarjes tragjike e konfirmojnë, se viktima, Paolo Saibene, kishte treguar shenja paqëndrueshmërie disa metra përpara se të devijonte papritur nga korsia ndihmëse në rrugë.

“Josep e mbylli menjëherë llogarinë e tij në Instagram për të shmangur presionin shtesë që mund të lindë edhe në rastet më tragjike. Mbështetja psikologjike do të jetë thelbësore. Spanjolli, në sezonin e tij të dytë te Interi, është introvert dhe shumë i ndjeshëm”, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’.

/GazetaBlic Sport