Sporti

Interi përparon në garën për shërbimet e Dybalas, këto janë të rejat e fundit

01/15/2022 11:17
nga:Mergim Rreci

Interi është i interesuar për nënshkrimin e Paulo Dybalas, i cili është në fund të kontratës me Juventusin dhe tashmë ka nisur negociatat me agjentin e tij, Jorge Antun.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori i Interit, Beppe Marotta, foli me menaxherin e Dybalas së fundmi për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. Jorge Antun pritet të vjen në Itali në fund të këtij muaji ose në shkurt dhe do të bisedojë për mundësinë e një marrëveshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Juventusi ka vështirësi për të rinovuar me sulmuesin argjentinas pasi përballet me probleme financiare dhe nuk mund të ofrojë atë që dëshiron lojtari.

/GazetaBlic Sport/