Interi është gati të përmirësojë ofertën për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones.
Klubi italian pritet të shtojë bonuse në propozimin e tij, me synimin që paketa totale të arrijë kërkesën prej 40 milionë eurosh të klubit anglez.
Jones shihet si një objektiv i rëndësishëm për Interin, ndërsa negociatat mes dy klubeve vazhdojnë.
Zikaltrit shpresojnë që oferta e re të bindë Liverpoolin për të dhënë dritën jeshile për transferimin e mesfushorit.
/GazetaBlic Sport/


