Lideri i Serisë A, Inter, nuk arriti rezultatin e dëshiruar në ndeshjen me Cagliari, e cila përfundoi pa fitues me rezultat 2:2.
Nikoqirët konsideroheshin si favoritë absolut, por pavarësisht se kryesuan dy herë me golat e Turam dhe Calhanoglu, nuk arritën të shënojnë fitoren e 26-të në kampionat.
Me këtë rezultat, zikaltërit kanë humbur zyrtarisht çdo mundësi për të thyer rekordin e Juventusit për pikë të shënuara në një sezon të vetëm. Klubi nga Torino në sezonin 2013/14 nën drejtimin e Antonio Contes ka fituar gjithsej 102 pikë, kurse Interi nëse i fiton të gjitha ndeshjet deri në fund mund të arrijë maksimumin prej 101 pikësh.
Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Inzaghit mund të përmirësojë performancën më të mirë të klubit të arritur në sezonin 2006/07, kur ata përfunduan me 97 pikë.
Interi tani ka 83, me gjashtë raunde për të përfunduar.
/GazetaBlic Sport


